Të ngrejë dorën kush ka ngrënë gjithmonë kunguj vetëm të zierë, të mbushur apo të pjekur!
Po sikur të provojmë t’i hamë të pagatuar?

Kungujt janë një perime shumë i dashur nga fëmijët, ashtu si dhe nga të rriturit. Janë lehtësisht të përdorshëm në shumë receta dhe mjaft të shijshëm dhe pak të gatuar.
Zakonisht gatuhen, sidomos në rastet kur janë të mëdhenj dhe plot me fara, por nëse keni fatin të gjeni kunguj të vegjël dhe të freskët provoni t’i hani të gjallë.
Ja 3 propozime të shpejta, të shijshme dhe të shëndetshme:

Brukseta me djathë dhie dhe kunguj

Lajini mirë kungujt dhe qërojini me një qëruese patatesh duke marrë vetëm pjesën e brendshme dhe duke evituar farat.
Hidhni vaj, kripë, pak piper dhe pak lëng limoni. Fusni në furrë disa feta bukë dhe bagetë të prerë në feta. Hidhni sipër çdo fete djathin dhe kompletojeni me kungujt apo ndonjë gjethe mente të freskët.

Krem me kunguj
Duket si e gatuar, por nuk është. Ky krem përgatitet në 5 minuta. Prisni 2 ose 3 kunguj në rrethore dhe thajini me letër kuzhine. Kalojini në frulator me një qepë, gjysmë avokado, një lugë çaji fara susami, një thelpi hudhër (sipas dëshirës), një gotë ujë, një lugë gjelle limon, kripë dhe piper. Shërbejini me pak vaj ulliri dhe borzilok të freskët.

Sallatë me kunguj
Ja një shoqëruese e shpejtë dhe shumë e shijshme. Prisni në feta rrethore shumë të imëta 3 kunguj. Hidhni vaj, kripë, piper, mente të freskët, djathë të prerë në kube dhe pak lajthi të grira trashë. Në vend të lajthive mund të shtoni domate qershi, ose ndonjë lugë pesto dhe për një version më elegant, luleshtrydhe.