Në sallata ose në shumë pjata të tjera janë një përbërës të pasur me kripëra minerale dhe me kalori të pakta, perfekt për një dieta dhe dezintoksifikim
Një produkt bukurie
Kastravecët janë të pasur me vitamina të grupit B, vitaminë C dhe me kripëra minerale si potasiumi, mangani dhe hekuri. Janë idelaë për të humbur peshë sepse janë të pasur me ujë dhe acid tartarik, një substancë që ndalon karbohidratet e marra të kthehen në yndyrë. Kastravecët janë dhe një produkt i bukurisë natyrale. Të kthyer në pure janë maska të shkëlqyera  sepse e ndihmojnë lëkurën të shfryhet dhe të pastrohet. Të përzier me karrota bëhen një zbutës natyral për djegiet nga dielli.

1
Për t’i bërë më të tretshëm, prijini në rrethorë dhe mbajini jë natë të mbuluar me kripë; në këtë mënyrë humbin ujin e tyre të hidhur dhe bëhen më pak të rëndë. Para konsumit, shpërlajini me ujë të bollshëm.

2
Zgjidhni kastravecë të madhësisë mesatare; ata më të mëdhenjtë kanë shumë fara që e bëjnë më të hidhru shijen e tyre.

3
Të prerë në feta të hollë mund të shërbehen me perimet e tjera me pak uthull, për një antipastë të freskët dhe me pak kalori.

4
E dini që kastravecat kanë funksion shkarkues? Të konsumuar në sallata ju ndihmojnë të shfryni barkun dhe të humbni peshë.

5
Me kastraveca mund të përgatisni “Gazpacho”, një supë me perime tipike të Spanjës; kalojni në frulator kastravecat, domatet, qepën dhe specat, shtoni vaj dhe uthull dhe një panine që ta zbusni në këtë masë. Kalojini të gjitha bashkë dhe do të merrni një masë kremoze. Shërbejeni të freskët.  

6
Mos harroni kastravecine  prerë në feta rrethore për sytë. Kanë një efekt qetësues dhe reduktojnë rrudhat.

7
Për të përgatitur një pije freskuese dhe dezintoksikuese, prijeni në feta kastravecin dhe përziejini me mente, limon dhe xhenxhefil. Filtrojeni mirë para se ta pini.