Njihet si trofta me pika të kuqe për shkak të kësaj karakteristike të veçantë që ka: i gjithë trupi është i mbuluar nga pika të kuqe të vogla me hije të gjelbërt në kafe. Përmasa e saj varion nga 10 cm deri në 50 cm. Mbarështimi ndodh gjatë dimrit, ndërsa qershori, korriku dhe gushti janë muajt në të cilët është e thjeshtë ta gjuash troftën për shkak të sasisë së madhe në lumë.

eshqit tradicionalisht kapen me një kallam të gjatë frashëri. Përgjatë spangos lidhen nyje të vogla më pesha të rënda, të cilat ndihmojnë peshkimin. Grepat me krimba shërbejnë si karrem për peshqit.

Ky varietet trofte është gjerësisht i njohur në të gjithë rajonin e Shkodrës dhe është kthyer në një atraksion për vizitorët e Kelmendit, veçanërisht nëse gatuhet tavë peshku, ku trofta piqet në furrë bashkë me qepë, speca dhe patate.

Dy mënyrat e tjera për të gatuar troftën e egër janë në skarë, i shërbyer me perime dhe djathë, apo i skuqur. Gatimet e troftës përbëjnë një pjesë të madhe të kulturës kulinare pasi peshku i egër ka shije më të mirë se ai i rezervuareve.  

Gjatë 15 viteve të fundit, pas rënies së kontrollit të shtetit mbi parqet natyrore janë zhvilluar mënyra shumë të rrezikshme dhe të paqëndrueshme të peshkimit në këtë zonë, duke përfshirë këtu përdorimin e dinamitit dhe elektricitetit.

Në të dyja rastet, sasia e troftës së gjuajtur është më e lartë krahasuar me peshkimin tradicional, por pasojat janë edhe më të rënda.

Përveç faktit se këto praktika janë shumë të rrezikshme për ata që i përdorin, shpërthimet po shkaktojnë dëmtime tek mjedisi ku riprodhohet trofta, ndonjëherë vriten edhe peshq të vegjël.

Në vitet e fundit është vërejtur një rënie e numrit të troftave në Kelmend, i shkaktuar edhe nga fakti se shumë peshq vriten para se të arrijnë moshën e riprodhimit.

Prandaj është e rëndësishme të mbështetet ruajtja e burimeve natyrore të Kelmendit dhe të shpërndahen dijet mbi praktikat e mira të peshkimit. 

Ky produkt është produkt i Arkës së Shijes, një nga projektet e Slow Food International, që ka për qëllim ruajtjen e produkteve autentike vendore. Ju mund ta shijoni këtë produkt bashkë me produkte të tjerë të Arkës së Shijes gjatë eventit Terra Madre Balkans në Tiranë nga data 2-5 qershor në sheshin Nënë Tereza.