Kohët e fundit është zbuluar në Hauai një kërpudhë portokalli që i përmirëson jetën seksuale femrave. Shkencëtarët e quajnë Dictyophora dhe thonë se kjo kërpudhë lëshon një aromë që i jep femrave një orgazëm të menjëhershme. Do të mendoni se është shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por e keni gabim. Sipas një studimi të “International Journal of Medicinal Mushrooms”, mbi gjysma e femrave që kanë marrë pjesë në studim, kanë arritur orgazmën falë kësaj kërpudhe.

Fatkeqësisht, kjo kërpudhë nuk durohet dot nga meshkujt. Ata që morën pjesë në studim nuk e honepsnin dot erën e kërpudhës, që u cilësua nga ata si “erë bajge”.

Pra, femra, nëse ju bien në dorë, rekomandohet që këto kërpudha t’i konsumoni para takimit me partnerin.