Me një gotë kamomil kalojnë të gjitha dhimbjet, thonin gjyshet. Por e dinit që kamomili është një përbërës shumë i përdorshëm dhe në kuzhinë?  Ja një udhëtim i shkurtër në “botën” e mrekullueshme të kamomilit.

Si ta ruani kamomilin
Lulet duhet të mblidhen në fillim të lulëzimit, kur petalet nuk kanë çelur mirë dhe me ngjyrë të bardhë.
Ato duhen vënë menjëherë në një vend të thatë, të errët dhe të ventiluar për të evituar mykun dhe humbjen e karakteristikave të kamomilit.
Ruhen në mbajtëse qelqi larg dritës për një vit dhe jo më shumë, pasi humbin aromën.

Si përdoret kamomili në kuzhinë
Me lulet e kamomilit mund të përgatisni çaj për të qetësuar dhimbjet për shkak të vetive antispazmodike të cilat bëjnë të mundur qetësimin muskular.
Me kamomil mund të aromatizohen konfeksionet e ndryshme, karamelet dhe akulloret, madje dhe likeret si përshembull vermuthi. Gjithashtu mund të përgatiten dhe receta shumë të shijshme si rizoto, sallata peshku, torta të buta për mëngjes, kremëra për ëmbëlsira dhe biskota.
Përveç këtyre, kamomili mund të jetë dekorues perfekt për shumë pjata si të ëmbla ashtu dhe të kripura pasi është shumë elegant në thjeshtësinë e tij.

Dressing me kamomil
2 lugë lule të freskëta kamomili
2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
Gjysmë limoni i shtrydhur
1 lugë mjaltë
Kripë dhe piper
Përziejini shpejt të gjithë përbërësit duke krijuar një masë me të cilën do të mbushni sallatat ose filetot e peshkut.

1
Caji me kamomil përgatitet duke i lënë në infusion lulet e thata në ujë që zien përreth 5 minuta. Më pas filtrohen dhe ëmbëlsohet çaji sipas dëshirës.

2
Mund të shtohen lulet e thata dhe tek drithërat e mëngjesit.

3
Vajrat esencialë të kamomilit janë një kurë natyrale për të kuruar infeksionet e gojës, për të qetësuar dhimbjet menstruale dhe për të qetësuar skuqjet e lëkurës.

4
Lulet e thata të kamomilit mund të kombinohen me ato të mëllagës dhe bimë të tjera për të përgatitur një çaj aromatik bimor dhe qetësues.

5
Një recetë e shpejtë për një sallatë që mban erë fshati: sallatë e freskët, vezë të zier jo shumë, rrepka, qepë të njoma dhe disa lule kamomili.

6
Kamomili mund të përdoret në shumë ëmbëlsira: torta të buta, cheesecake dhe pudingje. Përdorni gjithmonë lulet e ziera në ujë dhe më pas filtrojini.