Bollguri është një grumbull gruri të fortë të ndarë nga forma e rregullt, më të mëdhenj se nga ato të kuskusit. Këto gatuhen në avull, më pas ndahen në copëza. Procesi i gatimit është i pashmangshëm pasi e bën tretjen më të lehtë po të krahasohet me drithërat e tjerë. Bollguri është i pasur me fibra, vitamina (mbi të gjitha të grupit B) dhe kripëra minerale, si hekur, magnez dhe potasium. Është një burim i karbohidrateve komplekse dhe mban rreth 340 kalori në çdo 100 gr.
Me pak yndyrna, është perfekt për këdo që do të ndjekë një dietë dobësuese, por pa e ekzagjeruar me gjërat shtesë.
Bollguri në tavolinë
Sallata, supa, pjata unike, mbushje: me bollgur mund të përgatisni receta të shumta ideale për këtë sezon, të pasura me perime të freskëta, erëza dhe barishte aromatike, të shpejta për t’u përgatitur dhe për një vakt të ekuilibruar. Mund ta gatuani bollgurin me dyfishin e ujit të nxehtë në krahasim me peshën ose të hidhni ujin direkt tek drithërat, duke i lënë të pushojnë derisa të kenë thithur të gjithë lëngun.

1
Ekziston një lloj bollguri që nuk gatuhet në avull; për ta përgatitur duhet të shtoni më shumë ujë në krahasim me bollguret e tjera pasi ka tendencë të thithë më shumë lëngje.

2
Për një pjatë tërësisht vegjetarane, mund t’i shtoni bollgurit thjerrëza, qiqrra ose fasule në kuti. Për të përgatitur qofte ose një qofte të madhe mund të shoqërojnë një sallatë mikse.

3
Bollguri pas gatimit duhet të lihet pushim 10 minuta, pasi duhet të thithë të gjithë ujin para se të shtohen gjëra të tjera.

4
Bollguri mund të jetë një zëvendësues i orizit ose bukës së grirë për të përgatitur mbushje, për të mbushur perimet ose peshkun. Janë të shkëlqyer kungujt ose patëllxhanët e mbushur me bollgur, stika, uthull dhe mente të freskët të grirë.

5
Pjata më tipike tradicionale orientale e përgatitur me bollgur është Tabuleh, ku drithërat shoqërohen me domate, kastraveca, majdanoz, qepë dhe mente ku mund të shtohen dhe peshk, mish, perime dhe erëza të tjera dhe të gjithave u hidhet vaj dhe lëng limoni.