Doni gatime pa ju dashur të duroni nxhetësinë e furrës apo sobës, thjesht ushqime me përbërës të sezonit dhe rikota? Ja disa ide:

Toptha me djathë
Është një nga ata ushqime “finger food” të cilëve nuk u rezistoni dot, mjaft të përzieni rikotën me të njëjtën sasi djathi të butë, t’i shtoni pak djathë dhe piper dhe parmixhano të grirë duke marrë një masë që punohet me duar. Formoni toptha sa një arrë dhe më pas rrotullojini në fëstëkë të grirë ose në paprika të ëmbël. Ftohen në frigorifer për 2 orë dhe shërbehen.

Lazanja me petë të pjekura
A do ta mendonit ndonjëherë që për të përgatitur një pjatë të parë nuk do ta ndiznit sobën? Këto lazanja do t’ju habisin. Lagini pak petët me ujë dhe më pas vendosini në shtresa në një tavë të tejdukshme duke i alternuar me krem me bazë rikota, kripë, lëkurë limoni, vaj ulliri dhe borzilok të grirë  dhe pak domate të prera në kubikë dhe të spërkatura me vaj ulliri dhe kripë.  Sekreti është që ta ngjeshni mirë rikotën për ta bërë më të butë dhe nëse doni ndonjë masë më të lehtë frulojeni me pak qumësht.
Lëreni lazanjën të ftohet në frigorifer dhe shërbejeni.

Brusketa
Nga të kripurat tek të ëmblat janë pa fund recetat e përgatitjes së brusketave me rikota. Me fruta të freskët të sezonit, fruta të thatë dhe perime të çdo lloji, të freskëta dhe nën vaj. Nuk ka nevojë të përdorni bukë të thekur, mund të merrni dhe ndonjë fetë nga buka e freskët dhe pak krokante.

Cheesecake në enë qelqi
Kjo ëmbëlsirë është shpëtimi juaj nëse keni ndonjë mik të papritur në shtëpi. Thjesht duhet të grini biskotat së bashku me arra ose bajame. Vendoseni këtë masë në fund të enës dhe mbulojeni me mousse të përgatitur duke përzier pana për ëmbëlsirë  me rikota dhe të ëmbëlsuar me mjaltë ose krem lajthish. Kompletojeni me fruta të freskët sipas dëshirës.

1
Rikota është një djath i lehtë. Përmban në fakt rreth 175 kalori për 100 gramë.

2
Faktorët që influencojnë në cilësinë e rikotës janë katër: freskia, dendësia, lloji i qumështit dhe sasia e yndyrnave.

3
Rikota e deleve është më e shijshme dhe më e tretshme.

4
Zgjidhni gjithmonë rikotën nga hirra e qumështit dhe pa shtesë pana. Është më e mirë dhe më e lehtë.

5
Rikota ka aftësi ngopëse, ndaj është ideale për personat që janë në dietë.