Mos e shihni thjesht si një përbërës që nuk duhet të mungojë në gatimet tuaja, ajo çka kemi humbur nga kripa është e pamasë, ndaj përdoreni siç duhet:
 

1) Zbardh dhëmbët
Vini mbi furçën e palagur një pastë pluhur të bërë nga përzierja e një luge të vogël kripë të imët dhe dy lugë sodë buke. I bën mirë shëndetit të dhëmbëve por kujdes: është shumë gërryese dhe këshillohet të përdoret një herë në javë ose në 15 ditë.

2) Kundër zbokthit
Hiqen qelizat e vdekura të skalpit nëse e masazhoni me kripë para shampos.

3) Skrab eksfoliant
Dy përbërës të thjeshtë që i gjemë në kuzhinë: kripë e trashë dhe vaj ulliri. Përziejini deri sa të përftoni një masë konsistenca e të cilës ta lejon ta shtroni në lëkurë dhe ta masazhoni. Përzierjes hidhini dy pika vaj esencial sipas preferencës dhe mund ta ruani në një enë qelqi për disa javë.

4) Njollat e verës
Nëse ju është derdhur gota mbi mbulesë, thitheni lëngun me një letër thithëse dhe spërkateni njollën me kripë. Kur kripa të jetë tharë, lajeni mbulesën.

5) Lagështirën e mjedisit
Në cepat e lagësht të shtëpisë vini disa gotëza të mbushura me kripë të trashë. Është ideale për të thithur lagështirën e ambientit.

6) Lani sfungjerët
Fusni kripë të trashë në një legen me ujë të ftohtë dhe zhysni në të sfungjerët që lani trupin ose ato të pjatave.

7) Në vaskën e banjës
Përgatiteni vetë, hidhni në vaskën e banjës pak kripë dhe disa pika vaj esencial livandoje, ose eukalipt nëse doni për të pasur një efekt relaksues.

8) Pastron frigoriferin
Shkrini një lugë kripë në ujë, më tretësirën lagni një sfungjer dhe pastroni frigoriferin nga brenda. Dezinfekton dhe heq erërat.

9) Njollat e kafes dhe çajit
Filxhanët e bardhë njollosen nëse i përdorni shpesh për kafe ose çaj. Me pak kripë mund t’i jepni shkëlqimin fillestar. Për një efekt me të mirë shtojini pak sode buke.

10) Argjendurinat
Për tu dhënë shkëlqim zhytini objektet në një legen me ujë dhe kripë po ashtu edhe takëmet prej çeliku ose inoksi.