Metodat popullore për mbrojtjen nga shtatzanitë e padëshiruara janë të pafund. Sidomos në zonat rurale ku dhe informacioni shpërndahet me vështirësi ose mungon thuajse krejtësisht apo mjetet mbrojtëse nuk përdoren. Femrat përpiqen të mbrohen sipas metodave të vjetra, të trashëguara nga brezat më të vjetër.
Një rast i çduitshëm është regjistruar në Kolumbi dhe që ka marrë vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale ku një vajzë 22-vjeçare ka futur patate në vaginën e saj për t’u mbrojtur nga shtatzania dhe e ka mbajtur për plot 2 javë.
Diana Martinez, pasi ka kryer aktin e çuditshëm ka vuajtur pasoja të rënda më pas. Ajo ka rrëfyer se ka parë sythet të dilnin nga vagina e saj, pasi patatja për shkak të lagështirës dhe errësirë ka nisur të “lulëzojë”.
Vajza u alarmua kur pas se rrenjët po dilnin nga vagina e saj dhe ndiente dhimbje të forta barku.
“Mami më ka thënë dikur që për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara, mund të fusja një patate”, – ka thënë vajza.
Pas ndihmës që i dha një infermiere e lagjies për të nxjerrë pataten, Diana iu drejtua menjëherë spitalit.