Kjo është domatja Sarëke. Për këdo nuk ka njohuri, si dhe unë para disa muajsh, kjo është ndër të paktët kultivarë shqiptarë domatesh që i ka mbijetuar "invazionit barbar" të farave të inpoortuara nga përtej Shqipërisë!

Një domate që përveçse e bekuar nga natyra për aromën dhe shijen unike, Sarëkja na ofron tulin, lëngun me shumicë si dhe farën e saj. Shpresojmë të mos i "shuhet fara".