Elle Macpherson njihet në industrinë e modës me nofkën “Trupi”. Kjo për arsye se ka një fizik të jashtëzakonshëm, edhe sot që është 52 vjeç. Arsyeja është kujdesi që tregon ajo për trupin e saj duke u stërvitur dhe dieta alkaline që ndjek. Çfarë është dieta alkaline? Nuk përfshin mishin e kuq, bulmetin, sheqerin dhe ushqimet e përpunuara.

Ideja është që në organizëm të krijohet një balancë optimale pH sepse një ambient acidik sjell sëmundje dhe shtim në peshë. Elle ka treguar për “Delish” se si një fillestar mund të nisë dietën e saj alkaline.

“Duhet të nisësh me raportin 80/20. Që do të thotë, 80% të javës të hash shëndetshëm dhe 20% mund të hash çdo gjë që pëlqen. Ta nisësh direkt me dietën alkaline 100% është e vështirë. Mundohuni të hani ushqime që vijnë nga natyra dhe mbani mend që nuk mund të jetojmë të gjithë me “smoothie“ dhe nuk mund të bëjmë joga çdo ditë duke pasur një punë“, shprehet Elle.

Ja se çfarë ha Elle Macpherson gjatë një dite:

Mëngjesi: Vezë, spinaq dhe avokado
Ky lloj mëngjesi është i mirë kur jeni shumë të zënë dhe nuk do të hani drekë në orarin e zakonshëm.

Drekë: Salmon me limon, vaj ulliri dhe sallatë me panxhar
Një nga opsionet e preferuara të Elle, e cila e preferon shumë peshkun.

Darkë: Levrek me sallatë greke dhe djathë dhie
Edhe pse dieta alkaline e përjashton bulmetin, Elle mërzitet pa djathë.

Smoothie i Elle:
400 ml qumësht bajameje, gjysmë banane e ngrirë dhe një grusht manaferra

Gjatë ditës, Elle pi 3 litra ujë në ditë.