Nga orizi me pulë deri tek bukët e shijshme apo ëmbëlsirat, i keni të gjithë mundësitë për t’a përdorur “mbretëreshën e shtatorit” në kuzhinë.
Rrushi, ashtu si çdo mbretëreshë mbërrin nga fund ii verës për të mbyllur në stil sezonin e bukur dhe për t’u përgatitur për të përballuar të ftohtin e dimrit. Kështu që ka shumë receta ëmbëlsirash dhe të kripurash për një menu perfekte për shtatorin.

Shije ekstreme në antipastë
Vjeshta po mbërrin dhe për t’u ngushëlluar nuk na mbetet tjetër vetëm t’a përballojmë me shumë rrush. Duke filluar nga antipastat, në veçanti nga shishqebabët e mbushur me salmon të tymosur dhe rrush të bardhë, pak djathë në kube dhe kopër të egër.
Një tjetër antipastë mund të jetë shishqebab me rrush dhe pancetë. Përzierja duhet të piqet në furrë për 2-3 minuta dhe të hahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Rrushi në pjatat e para
Nuk është e lehtë të kombinosh me përbërës të tjerë një frut tipik të ëmbël dhe pak të thartë njëkohësisht si rrushi.
Por në rizoto është i sigurt prezenca e tij, sidomos në rizoton e shijshëm me rrush dhe bajame, pak kopër, borzilok dhe mente.
Për të kompletuar pjatën nevojitet pak kaçkavall i grirë, ideal do të ishte lloji “Canestrato”, i prerë në feta.
Mund të shtoni pak kanellë, dhe mos harroni pak vaj ulliri ekstra të virgjër.
Një tjetër rizoto i shijshëm është ai me rrush dhe salsiçe. Gatimi është tipi ai i një rizotoje, thjesht në fund mbusheni me shumë parmixhano dhe gjalpë.
Por mund të bëni dhe me pastat të njëjtët çiftime. Si në rastet e fuzilit me rrush ku së bashku me pancetën e tymosur me të cilat mbështillni frutin e shtatorit.
Panceta skuqet në tigan derisa të bëhet krokante.
Shtohen qepë, rrush dhe i hidhen pastës fuzili së bashku me panën dhe piperin, pa harruar djathin e grirë sipër.

Rrushi të surprizon në pjatën e dytë
Rrushi të surprizon në pjatat e dyta pasi shkon shumë veçanërisht me roston e viçit. Po të gatuhet së bashku me mishin, ky frut i garanton këtij të fundit një shije shumë të këndshme me lëng të jashtëzakonshëm. Sigurisht në orën e parë të gatimit vini mishin vetëm me karota, qepë, selino, qepë dhe hudhër. Ndërsa në 20 minutat e fundit shtoni rrushin në temperaturë 180 gradë për të kompletuar recetën.
Rrushi në fund të gatimit shtohet dhe në përgatitjen e gjoksit të pulës me marsala dhe sherri. Sapo mishit të jetë skuqur në tigan me vaj dhe gjalpë, shtohet rrushi i spërkatur me arrëmyshk sipër.
Për një pjatë më të lehtë në fakt mund të mendohet për një sallatë me rrush, salmon, arra dhe trumzë të mbushur me vaj dhe uthull me pak senape (mustardë).

Rrushi perfekt në ëmbëlsira
Rrushi nuk mund të mungojë tek tartat.
Por në fakt është një shoqërues fantastik dhe e përfshirë në brumin e një buke të ardhur mirë. Në brumin e ardhur mirë me miell dhe vezë së bashku me vaj dhe sheqer, sapo t’a hidhni gjysmën e brumit në tavë në tavë, duhet të shpërndani sipër rrushin. Më pas e mbuloni me pjesën tjetër të brumit të mbajtur mënjanë dhe bëni dhe dekorimin në fund, po me rrush pra se t’a piqni.