Në thelb, top-keku është një pastë e vockël e dekoruar me krem dhe me një pamje piktoreske. Përbërësit bazë për të përgatitur këtë kek të vogël janë të zakonshmit që duhen edhe për përgatitjen e ëmbëlsirave  (miell, vezë, gjalpë, qumësht), por është dekori ai që bën dallimin në mes të një keku të thjeshtë dhe një top keku!

Për të realizuar këtë dekor ju duhet të përdorni disa mjete. Le të shohim se çfarë.

Forma dhe gota
E nisim nga format. Duhen të njëjtat forma që merrni zakonisht për ëmbëlsira të vogla si dhe zgjidhni materialin e preferuar: alumin, letër, silikon... Forma e kërpudhës është tipikja e nevojshme për top-kekun. Kremi i ëmbëlsirave do të dekorojë këtë formë.

Qese-pastë dhe mjete dekorative
Për të krijuar dekorimet tipike për një top-kek do të keni nevojë për një qese-pastë (xhepa) dhe mjetet që mundësojnë dekore të ndryshme. Nga këto mjete është maja e drejtë, është ylli dhe zig-zag. Zgjedhja është e gjerë dhe secili tip do i japë një pamje origjinale ëmbëlsirës suaj.