Mollët, përveçse duhet të jenë në rutinën tuaj ushqimore si një frut fantastik dhe shumë i vlefshëm për organizmin, mund të përdoren në gatime të ndryshme.

Mollë në furrë, një botë pa fund recetash
Tortë me mollë, receta klasike, por jo vetëm. Në furrë mund të realizoni receta pa fund me këtë frut. Duke nisur që nga strudeli, ku brenda një fletë sfoliat mund të shtroni mollë, stika, rrush të thatë dhe në shumë raste dhe pak kanellë. Shumë e shoqërojnë ëmbëlsirën ende të ngrohtë me pana për ëmbëlsira. Ose crostata molle që përgatitet me një petë në të cilën hidhen mollët e qëruara dhe të prera në feta dhe u hidhet sheqer sipër, në shumë raste dhe rrush i thatë me pak kanellë. Si mbulesë, i vihen shirita të hollë të marrë nga petë brumi. Piqet në furrë për 40 minuta në 180 gradë celcius.

Mollë të skuqura
Me vezë ose jo rezultati është gjithmonë shumë i shijshëm.
Për të bërë versionin me vezë përgatisni një masë me të verdha vezësh, qumësht dhe pak kripë, miell. Përziejini mirë të gjitha dhe shtojini të bardhat e vezëve të rrahura si re.
Pastrojini mirë mollët dhe prejini në formë rrote jo shumë të trasha. Kalojeni tek masa e vezëve dhe skuqeni në vaj të nxehtë. Sapo t’i hiqni nga tigani vërini në letër kuzhine që t’u thithë vajin e tepërt.

Sallatë molle? Patjetër që po!
Mollët falë shijes së tyre mes së ëmblës dhe të thartës janë idelae për t’u përfshirë në sallata. Një nga më të zakonshmet janë ato me rukola dhe feta të holla parmixhano. Normalisht molla duhet qëruar dhe sallatës mos harroni t’i hidhni vaj dhe uthull. Por mund të përdorni thjesht sallatë jeshile dhe pak selino.

Rizoto me mollë për një pjatë të parë origjinale
Në një menu me bazë mollën nuk mund të lini mënjanë rizoton me mollë.
Në një tigan shkrini gjalpin dhe skuqni qepën dhe më pas shtoni orizin. Kur të jetë skuqur mirë, shuhet me një gotë vere të bardhë. Më pas ngadalë shtoni lëngun. Mënjanë qëroni mollën dhe prejeni në kube dhe gatuajeni për pak minuta në zjarr të ngadaltë me verë dhe lëng. Në gjysmë të gatimit të orizit shtoni dhe mollët me lëngun e tyre. Në fund mos harroni piper dhe pak kaçkavall të grirë.
Mund t’i shtoni feta mollësh të pa gatuara sipër për shije.