Kushedi që shekuj më parë kultivuesit e këtij fruti e prisnin gjithë këtë suskes. Kjo pasi ky frut me origjinë nga Kina e Mesme, falë përshtatjes në kuzhinë, përfaqëson një produkt të nevojshëm për shumë receta sit ë ëmbla dhe të kripura. Dhe ky nuk ëhstë record për të gjithë.

Tortë me çokollatë dhe kivi
Mund të përdoret në mënyra të ndryshme dhe më të zakonshmet janë ëmbëlsirat. Si përshembull tortë me çokollatë, arrë kokosi dhe kivi.
Për t’a përgatitur mjafton të fruloni 5 ose 6 kivi jo shumë të pjekur me rreth 200 gr sheqer, 4 lugë gjelle miell, pak kripë dhe një lugë të vogël sodë për pjekje.  Më pas i shtohen masës 50 gr arrë kokosi të hidratuar dhe 30 gr çokollatë të shkrirë.
Futeni të gjithë masën në një tavë me formë në 200 gradë celcius dhe prisni gjysmë ore. Pasi t’a hiqni, lëreni të ftohet dhe shërbejeni me feta.

Strudel
Gjithmonë tek ëmbëlsirat do t;ju sugjeronim një strudel me bazë kivin: përbërësit: 150 gram miell, një vezë, ujë, vaj, pa kripë, 5 kivi, bajame dhe 100 gr sheqer.
Përzieni në një tas miellin, vezën, një lugë gjelle vaj dhe kripën dhe punojeni me duar për disa minuta; rezultati duhet të jetë dhe një panine e njëtrajtshme, mbështilleni me qese plastike transparente dhe lëreni të pushojë për çerek ore.
Ndërkhë qërojeni dhe prijeni në feta kivit dhe përziejini me sheqer dhe një dorë bajame të prera në copa.
Pasi të kalojnë 15 minuta, hapeni petën dhe vendosni në qendër kivit, që t’a mbyllni si një panine jo më të trashë se 3 mm. futeni në furrë në 200 gradë për 20 minuta dhe dekorojeni me sheqer pluhur, por pasi e keni lënë të ftohet.

Edhe peshku e do pjesën e vet
Për adhuruesit e peshkut, ja sit ë përgatisni një pjatë të mirë me perime dhe kivi. Na duhen 4 fileto peshk, 2 kunguj, 2 karota, patate, 1 kivi, vaj, 2 limonë, ndonjë gjethe borzilok, kripë dhe piper i zi.
Qëroni patet dhe karotat, prijini në kube dhe skuqini në një lugë vaji, derisa të bëhen krokante.
Rregullojini me kripë dhe piper  dhe shtoni dhe filetot, porn ë anën e lëkurës. Sapo të jenë bërë krokante filetot, hiqet peshku dhe shuhet ëngu me lëngun e limonit.
Ndërkohë frulohen kivit me 2 lugë vaj, kripë dhe piper; rezultati do të jetë një salsë me të vërtetë e shijshme.
Për të kompozuar pjatën vendosen perimet në qendër, vendosen sipër filetot dhe dekorohet gjithçka me salcë kivi dhe gjethe borziloku.