Keni parë shumë lloje lugësh druri dhe po mendoni kë të zgjidhni? Në fakt idealja është vetëm njëra e cila ju ndihmon për disa teknika gatimi.
E keni parë shumë herë ndoshta, por luga e drurit më e përdorshmja në kuzhinë ka njërën pjesë pak të gjatë dhe me majë, pjesën e lugës pak të pjerrët dhe një bisht të gjatë të hollë.



Ja pse janë të dobishme:

Pjesa pak me majë në anë
Kjo ju ndihmon të arrini çdo pjesë në fund apo të një ene apo tigani që të mos lini asgjë të digjet apo të mbetet aty.

Lugë pak e thellë
Një gatim duhet provuar, ndaj një lugë jo shumë e pjerrët ju lejon të merrni lëng dhe përbërës sa keni nevojë që të siguroheni që çdo gjë po shkon siç duhet.

Bisht i gjatë
Një lugë duhet të jetë e gjatë mjaftueshëm sa t’a fusni brenda në gatim dhe të mos digjni duart. Mendoni për një lugë rreth 27 cm të gjatë dhe rreth 2 cm të trashë