Majdanozi është një ndër bimët aromatike më të njohura dhe më të përdorura në kuzhinë.
Majdanozi është përdorur në kuzhinë që nga koha e grekëve dhe romakëve, por dhe si një produkt natyral për të kuruar abseset dhe gengivitin. Sot përdoret më së shumti për të shoqëruar salcat, supat, për t’i dhënë shije peshkut dhe mishit etj.
Për më shumë është dhe një tretës natyral. Provoni të fusni pak gjethe në një enë me ujë ujë që zien. Lëreni në infuzion për disa minuta. Filtrojeni dhe ëmbëlsojeni me një lugë mjaltë dhe pijeni menjëherë pas drekës; do t’ua zhdukë mënjeherë ndjesinë e të fryrit.
Nga majdanozi mund të përdorni si gjethet ashtu dhe kërcellin. Ja pjatat ku mund t’a shtoni për t’iu dhënë sa më shumë shije dhe aromë:

*Me kërpudhat, edhe kur i keni gatuar si kontorno apo të gatuara me oriz.
*Së bashku me bimë të tjera aromatike, për të përgatitur një salcë të gjelbër për t’a shtuar sipër mishit të zier apo peshkut të gatuar në avull.
*Në lëngjet e shtrydhura së bashku me shumë fruta dhe perime.
*Në sallata me perime
*Në të gjithë pjatat me peshk
*A keni parë ndonjëherë ndonjë pjatë me goca deti pa majdanoz?
*I pazëvendesueshëm në të gjitha pjatat me supa
*Me mishrat e bardhë, për më shumë freski
*Për t’u dhënë shije qofteve
*Në një pjatë me patate të ziera
*Si shtesë për perimet e pjekura: Majdanoz së bashku me vaj, hudhër dhe kripë
*Me midhjet, në supa dhe në spageti