Hudhra kineze kritikohet shumë për cilësinë e saj. Së pari hudhra kineze përmban dekolorues me bazë klori për t’i dhënë artificialisht ngjyrën e bardhë.
Së dyti hudhra kineze shpesh trajtohet me methyl bromide (kimikat toksik) për të larguar çdo tip kandrre apo insekti. Hudhra kineze shpesh është e kontaminuar me elementë të blozës dhe plumbit, sulfite apo elementë të tjerë të pasigurt, si rezutat i situatës së ndotur të mjedisit në Kinë.
Fatmirësisht për ne, dallimi i hudhres kineze është i lehtë. Hudhra shqiptare apo e ardhura nga vende të tjera, ka përgjithësisht disa rrënjë të mbetura në fund, është më e rëndë se hudhra kineze dhe ka më shumë aromë e shije të fortë.
Nëse hudhra nuk është e bukur, atëherë ke përpara një hurdhë të vërtetë shqiptare, të cilën duhet ta preferosh patjetër. Hudhra është një nga mrekullitë e natyrës, vetitë e saj kurative janë të pafundme dhe janë zbuluar që në kohëra të hershme.
1.Hudhra përmban një tip sulfuri i quajtur allicin, i cili çlirohet vetëm kur hudhra është e prerë apo e shtypur, sa më shumë të jetë e shtypur aq më shumë allicin çlirohet. Allicin-i ka veti të fuqishme antibiotike dhe kundër mykut.
2.Hudhra gjithashtu përmban sasi të mëdha magnezi, vitaminë B6 dhe C, selen, fibra dhe 17 aminoacide që përbëjnë 75% të trupit të njeriut dhe janë esenciale për mirë-funksionimin e trupit.
3.Hudhra ul tensionin dhe përmirëson nivelet e kolesterolit, gjë që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës.
4. Hudhra përmban anti-oksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes Alzaimer.
Hudhra gjithashtu njihet për efektin e saj në reduktimin e toksinave në trup.

Marrë me shkurtime nga agroweb.org

Për lajmin e plotë kliko këtu

https://goo.gl/vM1yny