Ekziston një thënie e vjetër “gratë gatuajnë mirë, por burrat e bëjnë më mirë shefin”. Njëanshmëria e kësaj shprehjeje lidhet me mënyrën se si shoqëria e shikon rolin e gruas dhe të burrit në kuzhinë. Gratë kanë marrë tradicionalisht rolin e kuzhinieres së familjes. Por, ata zakonisht nuk shihen si kandidate të përshtatshme për punën më prestigjoze të menaxhimit të kuzhinave në restorante luksoze.
Clare Smyth
Clare Smyth është kryekuzhinierja e restorantit Gordon Ramsey dhe shefja e parë femër në Britani që ka drejtuar një restorant me trey je (Michelin).  Arritja e saj në këtë pozitë është një arritje e madhe në vetvete, duke demonstruar kështu vendosmërinë e saj për të mos lejuar kufizimet gjinore që të frenojnë suksesin e saj.
Julia Child
Një legjendë në gatim. Një kuzhiniere e famshme amerikane, mjaft e njohur për popullarizimin e kuzhinës franceze në mesin e familjeve të zakonshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke eksperimentuar me ushqimin, duke pranuar gabimet e saj në kuzhinë dhe mbi të gjitha duke vënë pasionin e saj për gatimin para përsosmërisë. Në 1963 shpërtheu në botën e televizionit me show-n e gatimit “Chef French”, duke u bërë kështu kuzhinierja femër që ndryshoi mënyrën se si e shihnin gratë botën e gatimit.
Alice Waters
E dashuruar me teknikat franceze të gatimit, por edhe me prodhimet vendase dhe produktet natyrale. Ajo hapi restorantin e saj të quajtur Chez Panisse, në Berkeley në vitin 1971. Restoranti i saj ofronte vakte me prodhime të freskëta dhe sezonale dhe mbi të gjitha femrat ishin dominuese të stafit. Alice ishte një kuzhiniere femër frymëzuese e cila solli një qasje të re në gatim.
Cristeta Comerford
Krur Cristeta Comerford u vendos për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo filloi punë në një biznes në një post jo shumë të rëndësishëm. Puan e saj e parë si kuzhiniere në një hotel në Chicago e çoi atë drejt një suksesi të mahnitshëm.Në 2005 ajo u emërua nga Presidenti Clinton si gruaja e parë filipino-amerikane që zgjidhet Shefja ekzekutive e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë edhe Michelle Obama i ka kërkuar asaj që të vazhdojë të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë.
Rachel Khoo
Një femër krijuese që përdor krijimtarinë e saj dhe ekspertizëne mediave sociale për të krijuar një mistikë dhe një magjepsje në gatim. Dashurinë e saj për përgatitjen e ushqimeve e mori në Paris, ku ajo hapi restorantin në banesën e saj, duke përgatitur  të gjitha ushqimet në një hapësirë shumë të vogël, të quajtur Little Paris Kitchen. Ajo gjithashtu ngarkon videot e saj në You Tube duke demonstruar receta dhe teknika të reja gatimi.
Rachael Ray
Një eksperte gatimi televizive që ofron frymëzim dhe këshilla jetese të përditshme. Ajo është një shembull i femrës kuzhiniere  e cila prezanton stilin dhe pasionin e saj për gatimin. Rachael ka krijuar një karrierë si një personalitet i suksesshëm në TV, duke u bërë kështu edhe autorja e disa librave të gatimit.  Sjell receta të thjeshta me produkte të cilat mund të krijohen ushqime të shijshme dhe të shëndetshme. Fakti që nuk drejton ndonjë restorant me famë botërore nuk do të thotë që nuk është e famshme për atë që ajo di të bëjë.
Mitin se puna e grave është në shtëpi, ajo e ka përmbysur tërësisht duke e transformuar atë në një stad dhe platformë të një niveli më të lartë, duke iu mësuar të tjerëve receta dhe teknika gatimi të veçanta.