Andreas Caminada, është një kuzhinier me tre yje, një perfeksionist i dashuruar me vendin e tij. Grisons është një nga kantonet më të vegjël në Zvicër, mes Alpeve, vetëm me 350 njerëz, për ushqimin e të cilëve kujdeset Andreas. Ai është shefi më i ri i kuzhinës me tre yje “Michelin” në kontinent, që konsiderohet të jetë më i miri edhe në të gjithë Zvicrën. Mbretëria e tij është kalaja e shekullit të 18-të në Schauenstein, e cila përveç restorantit ka edhe gjashtë dhoma. Muret e pastra borë të bardha, shkallët prej guri, dyshemetë që kërcasin, mobilje moderne dhe asnjë element dekorativ që bie shumë në sy: çdo gjë shpreh hijeshi dhe një luks të thjeshtë.
Kuzhinieri më i ri
Andreas Caminada është një perfeksionist, shumë i vëmendshëm për çdo detaj. Ai ka marrë 19 pikë “Gault Millau” si shef kuzhine në moshën 32-vjeçare dhe 3 yje “Michelin” në moshën 33-vjeçare. Pavarësisht gjithë këtyre, sykaltri Andreas, me një pamje prej aktori filmash dhe trup atletik, ka mbetur një njeri i matur, i qetë dhe miqësor. Ai është padiskutim mbreti i kuzhinës zvicerane, larg nga zhurmat e qendrave të mëdha urbane. Andreas i pëlqen të përqëndrohet me këmbëngulje në artin e tij, me ambicie dhe kuriozitet. Lugina e Domleschg, ku ai punon, është një nga zonat më me diell të vendit.
Troftat e lumenjve malorë, qindra varietete të mollëve dhe dhjetëra varietete të patateve, misrave të bardhë, asparagët ose kullotat e qengjve malorë: natyra këtu është mjaft bujare. Për të përhapur filozofinë e tij Andreas ka krijuar një revistë që publikohet dy herë në vit në gjermanisht dhe anglisht. Çdo botim ndjek një temë që lidh kuzhinën me miqtë e tij kuzhinierë, miqtë e natyrës, artit, ose të udhëtimeve. Stafi i tij ka qenë vetëm 4 persona në vitin 2003, në 35 të punësuar. Andreas është shumë i vëmendshëm me të ftuarit dhe stafin, madje vlerëson gjërat thelbësore në jetë: miqtë, familjen dhe natyrisht natyrën dhe malet aty pranë, ku ai gjen qetësi dhe energji. Në “Schloss Schauenstein”, duke pasur parasysh dhe famën e restorantit, 28 vendet e sallës zakonisht rezervohen më herët, por pritja kompensohet me një gastronomi të vërtetë epike.