Në këto ditë të ftohtë do të dëshironit një tavë me kunguj në furrë dhe ta shijoni së bashku me një sallatë të freskët? Nuk keni shumë punë për të bërë.

Përbërësit për 4 persona
6 vezë mesatare
4­5 kunguj të vegjël
1 qepë e njomë e vogël
4 lugë qumësht
3 lugë plot djath kaçkavall të grirë
2 lugë galetë
150 gr djath të bardhë
Disa gjethe majdanoz
Vaj ulliri
Gjalpë
Kripë
Piper
4 feta buke të thekur për ta shoqëruar

Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë kungujt (pa i qëruar), i ndajmë në 4 pjesë në mënyrë gjatësore dhe i presim në kubikë. Në një tigan kaurdisim lehtë në vaj ulliri qepën e grirë hollë derisa të bëhet transparente, shtojmë kungulleshkat dhe vazhdojmë gatimin duke i përzierë shpesh. I rregullojmë me kripë, piper dhe i gatuajmë për rreth 10 minuta derisa të zbuten. Shtojmë majdanozin e grirë dhe fikim zjarrin. Në një enë rrahim vezët me qumështin, djathin kaçkavall, kripën, piperin duke shtuar në fund edhe kungujt. Lyejmë me pak gjalpë dhe galetë një tavë të rrumbullakët (me diametër 24­26 cm) dhe hedhim në të përbërjen me vezë dhe kunguj. Sipër shtojmë edhe djathin e bardhë të thërrmuar dhe e pjekim të gjithën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 20 minuta. E heqim nga furra, e lemë disa minuta në mënyrë që masa të mpikset dhe e kthejmë nga ana tjetër mbi një pjatë të cekët. E presim në feta, e spërkasim me pak piper të zi dhe e dekorojmë me disa gjethe majdanozi. E shoqërojmë me feta buke të thekura.