Teknikat e përgatitjes së orizit janë të ndryshme dhe variojnë sipas përbërësve të veçantë që përdoren për zierjen e tyre. Për një oriz të shijshëm dhe ndryshe nga herët e tjera, ju nevojitet vetëm një përbërës i thjeshtë: një domate
Është një proces super i thjeshtë dhe procedohet në këtë mënyrë:
Shtoni në një tenxhere orizin e skuqur, vaji, kripën dhe erëzat që përdorni si gjithmonë .
Merrni një domate, hiqini pjesën e bishtit dhe vendoseni në tenxheren me oriz.
Vëreni në zjarr të ziejë në një temperaturë të mesme.
Pasi orizi është ka përfunduar së zieri, largojeni nga zjarri.
Përziejeni atë bashkë me domaten në mënyrë që të përhapet në të gjithë sasinë e orizit të zier.
Domatja  ka lëshuar lëngun e saj duke i dhënë një shije të veçantë orizit.
Serviret i ngrohtë dhe është ideal për ta shoqëruar me perime të ziera apo me vezë.