Jeni përpjekur gjithmonë të përdorni metoda të ndryshme sa herë e keni gatuar, por asnjëherë nuk e keni përgatitur siç duhet. Kjo, ndoshta sepse duhet të keni parasysh disa hapa që e bëjnë gatimin e mishit të grirë të veçantë dhe ndryshe nga herët e tjera.
Ja disa hapa që duhen ndjekur për përgatitjen e mishit të grirë:
Sigurohuni që tigani i vendosur në sobë është i nxehtë.
Shtoni në të pak vaj dhe lëreni të nxehet plotësisht.
Shtoni mishin e grirë në sasi të vogla, duke mos e mbuluar plotësisht tiganin. Kjo, sepse nëse shtoni të gjithë sasinë e mishit të grirë njëherësh dhe ai mbulon të gjithë sipërfaqen e tiganit, nuk lejon që mishi të marrë ngjyrën e duhur kafe të skuqjes.
Përziejeni herë pas here në mënyrë që të mos ngjisë në tigan dhe mos të digjet. Nëse dalloni shenja ngjitjeje të tij, ulni temperaturën.
Largojeni tiganin nga zjarri për një minutë dhe lëreni të qetësohet.
Nëse doni të përgatisni sasi të mëdha mishi të grirë, ndiqni po këtë procedurë, pra, mos e skuqni atë njëherësh.
Duke pasur parasysh këto hapa të thjeshtë, do të mund ta përgatisni mishin e grirë siç duhet, me ngjyrën ideale kafe të errët. Pas kësaj, ai është gati të përdoret për t’u kombinuar me salca apo me gatime të tjera.