Pothuajse në çdo recetë që bëhet me miell, në çdo recetë byreku, piteje, apo edhe biskotash të kripura mund t’ju duhet mielli që fryhet vetë. Ai është një ndihmë në kuzhinën tuaj. Edhe nëse nuk e gjeni lehtësisht në market, mund ta përgatisni vetë me recetën e mëposhtme.
Çfarë është mielli që fryhet vetë?
Mielli që fryhet vetë është një kombinim i miellit shumëpërdorimesh, pluhurit të pjekjes dhe kripës. Përzierja zakonisht ka nga 1 filxhan miell me 1 lugë e gjysmë pluhur pjekjeje dhe gjysmë luge çaji kripë e imët. Kjo recetë u krijua në mesin e viteve 1800 nga një bukëpjekës anglez, Henry Jones. Ai e patentoi shpikjen e tij në Shtetet e Bashkuara në vitin 1849. Ai duhet të ruhet në një vend të errët dhe në një enë të mbyllur hermetikisht. Shënojini datën kur e keni përgatitur në mënyrë që ta përdorni vetëm brenda një viti, pasi ai nuk mund të ruhet më gjatë.
Receta
Përbërësit:

4 gota me miell shumëpërdorimesh
2 lugë pluhur pjekjeje
1 lugë çaji kripë të imët
Përgatitja:
Masni përbërësit. Masat me miell hidhini në një tas të madh. Shtoni pluhurin e pjekjes dhe kripën. Trazojeni mirë. Vendoseni në një enë që mbyllet me kapak hermetik. Duhet ta ruani në temperaturën e dhomës deri në 1 vit.
Përshtatur nga thekitchen