Nuk keni shumë kohë dhe nuk dini si ta gatuani lulelakrën që keni blerë në treg. Kjo nuk është asgjë e re. Ndodh pothuajse çdo ditë mes punëve dhe angazhimeve në familje. Por, lajmi i mirë është se lulelakra mund të përgatitet në mikrovalë, duke ruajtur shijen.
Pse të gatuani lulelakër në mikrovalë
Disa pohojnë se gatimi në mikrovalë nuk është i shëndetshëm, por ka edhe nga ata që thonë me bindje se shpejtësia e gatimit në mikrovalë nuk dëmton karakteristikat dhe vlerat ushqyese të saj. Kjo është arsyeja pse kjo mënyrë gatimi mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer, pa sakrifikuar shijen. Provoni recetat që ju sugjerojmë më poshtë.
Recetat:
Lulelakër me fruta të thata

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Merrni një lulelakër, lajeni dhe pastrojeni, pastaj vendoseni në një enë për mikrovalë, shtoni 70 ml ujë dhe mbulojeni me një kapak. Gatuajeni për 15 minuta, pastaj lëreni të ftohet për 30 minuta në mikrovalë pa hapur dyert. Në një tigan hidhni një përzierje me fruta të thata të copëtuara, jepuni një skuqje të lehtë dhe me të spërkasni lulelakrën. Në fund, përgatisni një përzierje të vajit të ullirit, lëngut të limonit, kripës dhe piperit për t'ia hedhur përsipër.
Lulelakër me djathë
Filloni me pastrimin e lulelakrës, vendoseni në një tas për mikrovalë. Shtoni pak ujë dhe gatuajeni për 2 minuta. Pastaj lëreni të ftohet dhe ndërkohë përgatitsni një salcë beshamel klasike. Pastaj vendosni në një enë për pjekje në mikrovalë lulelakrën, pak gjalpë, thërime buke, djathë parmixhan, pak arrëmyshk, kripë dhe piper. Shtoni edhe salcën beshamel dhe gatuajeni për 7 minuta në mikrovalë. Ju do të merrni një byrek të shijshëm në disa minuta.