Panairi “Mesdhetar” vjen në edicionin e dytë në Expocity. “Mediterran 2016 Food & Drink Festival 17 - 20 Nëntor 2016, është konceptuar si një festival i ushqimit dhe pijeve mesdhetare. Ai është projektuar për të promovuar traditën, përsosmërinë dhe inovacionin në industrinë ushqimore të Mesdheut.
Sipas organizatorëve, eventi do të jetë përzierje unike e ushqimit dhe pijeve nga prodhues të specializuar, me kombinime të tilla, si turshitë, glikotë, peshku, mishi, brumrat, ëmbëlsirat, pijet freskuese e alkolike.
Në këtë panair marrin pjesë kompani nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Italia, Maqedonia që prodhojnë, eksportojnë, importojnë produkte ushqimore e pije. Organizatorët premtojnë një panair të madh, që mbledh bashkë kompanitë në fushën e tregtimit të produkteve si pije, verëra, gastronomi, birrëra, vaj, mjalti, prodhime brumi.
Përgatiti: Brikena Dervishaj