Kjo përbërje është mënyra e vetme për të larë tasat plastikë të cilët nëse nuk lahen siç duhet në jo pak raste rrezikojnë shëndetin tonë. Ne po iu sjellim një recetë të thjeshtë dhe ekonomike e cila do të pastrojë dhe do të dezinfektojë deri në detaje enët plastike në kuzhinën tuaj.

Përbërësit për larjen e tasave
4 lugë gjelle sodë buke
1.5 lt ujë të ngrohtë

Përbërësit për larjen e kapakëve plastikë:
250 ml zbardhues
1 lt ujë i ngrohtë

Hapat:
Përzieni sodën me ujin e ngrohtë në një enë të thellë dhe shtoni tasat dhe lëreni për 30 minuta derisa të zhduken njollat ose të zbuten. Me një sfungjer fërkojini dhe shpëlajini me ujë të ngrohtë. Tasat do të shkëlqejnë nga bardhësia.
Për larjen e kapakëve përzieni zbardhuesin e ujin e ngrohtë . Futini kapakët brenda dhe lërini 10 minuta. Me një sfungjer dhe furçë fërkojeni mirë.
Për të maksimizuar pastërtinë e enëve plastike në momentin që do të shtoni gjellë me përmbajtje salce lyejeni tasin ose me pluhur pjekës ose spërkateni me pak miell.
Përgatiti: Fjola Graçi