Pula është konsideruar si pjata në tryezat e të varfërve, ajo gatuhej e pjekur apo e zier, e shoqëruar nga patate ose perime të ziera. Versioni i pulës së mbushur me mish, vezë dhe mustardë, e ka bërë këtë një pjatë të pasur, për t’u shërbyer gjatë ngjarjeve të veçanta ose në ditë festash.
Përgatitja e kësaj recete nuk kërkon aftësi të veçanta, por vetëm pak kohë. Mishi duhet të gatuhet përreth 3 orë në një tigan të madh, të mbuluar me ujë dhe shumë perime, që do ta pasurojnë shijen. Le të shohim se si përgatitet kjo pjatë.
Përbërësit:
1 pulë e plotë rreth 1 kg
50 gr pançetë
50 gr gjalpë
1 lugë mustardë
1 hudhër
Majdanoz
40 gr bukë e grirë
40 gr djathë dele
2 vezë
Disa gjethe sherebelë
1 selino
1 karotë
1 qepë
Kripë
Përgatitja:
Së pari hiqni këmbët e pulës dhe krahët. Lajeni mirë pulën në ujë të rrjedhshëm. Hiqni edhe të brendshmet, pastrojeni pulën dhe thajeni me letër kuzhine. Hidhini të brendshmet e pulës, proshutën në një blender.
Shtoni djathë dhe bukë të thërrmuar, një lugë mustardë, pak kripë, dy vezë, majdanoz të grirë, sherebelë, hudhër, selino. Përziejini mirë dhe pastaj me duar, mbushni pulën.
Mbylleni mirë me fije që përdoren në kuzhinë, ose me kunja dhëmbësh, për të parandaluar derdhjen e përzierjes jashtë. Vendoseni pulën në një tigan të madh plot me ujë, shtoni një karotë të copëtuar, qepë, selino dhe pak kripë.
Ziejeni, mbulojeni pjesërisht, rreth 3 orë, duke kontrolluar nivelin e ujit. Nëse uji avullon, shtoni pak tjetër. Pasi ta gatuani, hiqeni pulën nga tigani, pritjani këmbët për të hequr mbushjen. Në një pjatë të madhe, shërbejeni pulën të prerë në copa, me një sallatë të freskët dhe me pak mustardë.
Përshtati: Brikena Dervishaj