Po ndiheni të vakët në jetën seksuale me partnerin tuaj për shkak të netëve të ftohta? Atëherë libidoja juaj ka nevojë për pak nxitje. Mbajeni mend, ushqimi ka efekt në shëndetin tonë seksual. Kështu që provoni këto 5 ushqime dimri për të përmirësuar jetën tuaj seksuale.

Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë shumë të njohura si afrodiziakë dhe gjithmonë janë të përdorura gjatë paralojës. Por luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë B në sasi të lartë dhe vitamina B parandalon defektet e lindjes. Gjithashtu ndihmon një qarkullim sa më të mirë të gjakut duke funksionuar si një viagra natyrale.


Farat e kungullit
Farat e kungullit janë tejet të pasura me zink, i cili nxit libidon femërore dhe rrit hormonin testosteron tek meshkujt. Gjithashtu janë të pasura me acide lyrore si omega 3 që siguron një seks të shëndetshëm.


Patatet e ëmbla
Në kulturën afrikane, patatet e ëmbla janë pjesë e terapive të fertilizimit dhe zëvendësimin e estrogjenit në terapi për të dhënë një seks të fuqishëm. Janë të mbushura me potasium i cili parandalon problemet me tensionin e lartë.

Shegët
Ky frut i kuq është një superushqim seksual dhe ju deri tani nuk e keni ditur. Konsumimi i lëngut të shegës sjell një ndryshim të dukshëm në nivelet e testosteronit dhe përmirëson performancën seksuale të meshkujve gjatë aktit seksual.

 

Mollët
Mollët janë të pasura me fenilitilaminë PEA që ju bën të ndiheni të lumtur. Ky element kimik gjendet dhe tek çokollata dhe jep një gjendje të mirë kimike të trupit. Veç kësaj, mollët janë të pasura me kuarticin një flavonoidi i cili ndihmon në parandalimin e kancerit të prostatës.