Mund t’ju gjenden në shtëpi limonë dhe e para gjë që ju shkon në mendje të bëni me to është ndoshta limonada. Por, siç edhe ju e dini, limoni mund të përdoret edhe në forma të tjera, gjithashtu.
Ju mund të pyesni veten se çfarë efekti apo lidhje ka midis limonit dhe orizit. Dhe në fakt është një truk i thjeshtë i përdorimit të limonit gjatë përgatitjes së orizit.
Natyra e tij acide e bën këtë frut multifunksional.
Zierja e orizit është një proces shumë i lehtë, por kur ai fillon të ngjisë në fund, procesi fillon dhe vështirësohet.
Ndonjëherë, kjo ngjitje mund të shkojë deri edhe në djegie, e cila më pas lëshon një aromë dhe një shije të pakëndshme.
Në mënyrë që të përgatisni një pjatë orizi me cilësi të përsosur, është limoni ai që ju nevojitet.
Ajo që duhet të bëni është thjesht të shtoni një lugë gjelle lëng limoni në një tenxhere me oriz dhe ujë para se ta vendosni atë të ziejë.
Përveçse ai nuk do të ngjisë në fund të tenxheres, limoni ndihmon për të mbajtur orizin e zier të butë dhe të bardhë.