Kale është ushqimi shumë i përdorur nga muaji nëntor deri në prill. Koncentrati pas zierjes, ka vlera të mëdha energjike dhe ushqyese, nga të cilat nuk duhet të hiqni dorë, sidomos në dimër.  Ai përdoret në shumë gatime. Ai rritet zakonisht në Pulia, në zonën Bari, Itali, por është lehtësisht i gjendshëm në treg edhe në Tiranë.


Shumë vitamina, më pak kalori

Është ushqimi shumë i përdorur i yjeve të kinematografisë, në SHBA dhe Britani, nga Gëyneth Paltroë, Sarah Michelle Gellar, Jennifer Aniston. Kale mban vendin e parë në renditjen me 1 mijë pikë, duke qenë ushqimi më i mirë në marrëdhënien midis shëndetit dhe vlerave ushqyese. Ai përmban shumë vitamina A, C, K dhe B6, të cilat mund të kontribuojnë për të reduktuar lodhjen dhe ndihmuar qarkullimin normal të gjakut. Gjithashtu, është i pasur me antioksidantë dhe kripëra minerale dhe natyrore anti-inflamatore, duke treguar se balancon dietën e shëndetshme. Në 100 gram kale ofrohen vetëm 30 kalori dhe më pak se 4 gram fibra, që korrespondon me 16% të kërkesave tona mesatare çdo ditë.

Ja një recetë e dekoruar bukur dhe me shumë vlera!


Rizoto me kale


Përbërësit:

Për 4 persona:

320 gr oriz

200 gr djathë ‘taleggio’

170 gr kale

140 gr parsnip (lloj rrepe)

Uthull vere

Qepë

Lëng perimesh

Sheqer

Gjalpë

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja 45 minuta:

Hiquni lëkurat rrepave dhe prejini në feta. Skuqini në pak gjalpë sa të marrin një ngjyrë kafe, shtoni pak sheqer, një majë luge kripë dhe 2 lugë uthull. Pas 2 minutash fikeni. Pastroni kalenë dhe vendoseni të ziejë për 5-6 minuta në ujë të valuar, kullojeni dhe lëreni të ftohet në ujë të ftohtë. Prisni qepët dhe skuqini në 2 lugë vaj, për 1 minuta, pastaj shtoni orizin, dhe pas një minute filloni të hidhni lëngun e perimeve. Vazhdoni zierjen duke e përzierë vazhdimisht për 7-8 minuta. Më pas, hidhni edhe 150 g djathë dhe pak gjalpë. Hidhni orizin në pjata dhe plotësojini me feta rrepash dhe djathë.

Përgatiti: Brikena Dervishaj