Patatet mund të jenë ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinë, të cilat mund të përgatiten në mënyrat nga më të ndryshme. Ato mund të konsumohen në mëngjes, drekë apo darkë.
Mund të keni thikë shumë të mirë, qëruese po ashtu, por sërish ata do t’ju marrin një kohë të konsiderueshme për t’i qëruar. Kështu, nëse keni menduar shpeshherë se si ta zgjidhni këtë, ju njohim me një mënyrë shumë të thjeshtë, e cila do të jetë një shpëtim i madh për ju.
Procedura që duhet të ndiqni është shumë e thjeshtë:
Merrni patatet dhe me anë të një thike prejeni secilën prej tyre për së gjeri.
Pasi t'i keni vijëzuar të gjitha patatet, vendosini ato në një tenxhere me ujë dhe vërini në zjarr për disa minuta.
Më pas, kullojuni ujin dhe lëkura e tyre tashmë hiqet lehtësisht, pa u munduar aspak.
Kështu, nuk keni pse të shqetësoheni më për këtë pjesë në kuzhinë, sepse me këtë metodë ju mund të qëroni sa patate të dëshironi në vetëm pak kohë.
Më poshtë keni edhe videon e cila ju udhëzon më së miri:

https://goo.gl/zPqAi9