Ju ndodh gjithmonë që iu duhet gjalpë i freskët dhe nuk e keni gati, duhet të prisni 10-15 minuta që të shkrijë dhe të jetë gati. Zgjidhja juaj e vetme është margarina por tani ne po iu japim një ndihmë.
Ska nevojë sepse të merrni margarinë në vend të gjalpit sepse nuk është një zgjidhje fort e shëndetshme. Zgjidhja gjendet në një gotë uji. Po siç e dëgjuat në një gotë uji... ndiqni hapat në vijim.

Hapat që do ndiqni:
Nxirrni gjalpin e ngrirë nga frigoriferi në një pjatë, merrni një gotë uji dhe mbusheni me ujë të përvëluar për 30 sekonda në lavaman.
Derdheni ujin dhe gotën e nxehtë fshijeni me një pecetë. Gotën përmbyseni mbi gjalpë dhe lëreni 30 sekonda.
Hiqeni gotën nga gjalpi dhe do shikoni se gjalpi është në temperaturë ideale për t’u përdorur si shtesë në ushqimet tuaja.

Përshtati: Fjola Graçi.