Për çdo amvisë që gatuan, kabineti i erëzave në shtëpi është një domosdoshmëri. Çdo pjatë ka një erëz të mirëpërcaktuar në mënyrë që pjata të jetë një sukses i vërtetë. Por shumë njerëz nuk e krijojnë qilarin e erëzave në bazë të një rendi, por e krijojnë pa asnjë vlerë të përcaktuar.

Chloe Coscarelli është një kuzhinier i cili rendit erëzat e domosdoshme që nuk duhet të humbasin në kuzhinën tuaj.

Paprika pluhur
Paprika është ideale për marinimin e mishit.

Shafrani i Indisë
Është një ndër erëzat më të vlefshme. Hiqni dorë nga ngjyruesit ushqimorë dhe përdorni shafranin e Indisë për të ngjyrosur pjatat tuaja me një ngjyrë të artë orienti.

Kripa e zezë pluhur
Ndoshta mendoni se kripa nuk është erëz dhe keni të drejtë, por kripa e zezë pluhur është një erëz dhe mjafton vetëm një majë e vogël luge çaji për t’i dhënë ushqimit aromë deti.


Pluhur chipotle

Chipotle është një erëz djegëse e cila vjen nga speci jeshil. Është shumë e përhapur në Brazil dhe i jep shije çdo gjelle.

Makiato pluhur
Tingëllon qesharake, por pluhuri i makiatos do të pasurojë shijen e pjatave me bazë çokollatën si pudingu, kremi i ëmbëlsirave apo tortave të ndryshme.
Përshtati: Fjola Graçi.