Olta Gixhari është një ndër personazhet e ekranit që kujdeset shumë për pamjen e saj, dhe kjo duket qartazi nga linjat e saj elegante. Ajo ka folur për shëndetin dhe sekretin e saj në programin e pasdites “Rudina”.
Ajo është shprehur se i pëlqen shumë të hajë, pavarësisht faktit se nuk gatuan mirë, por bën shumë kujdes me ushqimet që kujdes.
“ Unë bëj kujdes me ushqimin, por jo deri në ekstrem, sepse më pëlqen shumë të ha, por nëse nuk do të kisha kujdes me ushqimin, do të isha një obeze e vogël.”
Ajo tregon gjithashtu për dietën e saj të veçantë dhe të çuditshme njëkohësisht.
Olta konsumon fileto pule të gatuara pa vaj dhe asnjë përbërës tjetër çdo tri orë. Pjesën tjetër të ditës ajo është shprehur se konsumon zarzavate të gatuara në forma të ndryshme.
Ajo është shprehur gjithashtu se ndihet shumë e trishtuar për faktin se asaj i duhet të ndjekë gjithmonë një dietë në mënyrë që të mos shëndoshet.
“... Kjo është ëndrra ime... Do të doja të haja pa fund dhe të mos shëndoshesha, por është e pamundur...”.
Kjo, në fakt është edhe dëshira e saj për Babagjyshin e Vitit të Ri. Së fundmi, ajo ka thënë se palestra, stresi i shfaqjeve apo emocionet, ndikojnë shumë në fizikun e saj.
Përshtati: Genta Dobra