Çdo fundvit, në prag të festave, qytetarët shqiptarë përballen me rritje të menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore për shkak të shtimit të konsumit. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ia faturon fajin tregtarëve që nuk janë të konsoliduar, të cilët shfrytëzojnë rastin për të abuzuar. Nga ana tjetër, KASH u bën apel prodhuesve dhe institucioneve përgjegjëse që të monitorojnë situatën dhe të mos lejojnë që ky fenomen të ndodhë edhe këtë vit.
Por ky fenomen nuk ndodh në rastin e eksporteve. Eksportuesit shprehen se mbajnë çmime standarde dhe se kjo gjë vihet re vetëm në vend, dhe jo për shkak të prodhuesve. Pavarësisht kontrolleve dhe masave që janë marrë gjatë viteve të kaluara sërish nuk janë shmangur abuzimet.
Bashkia dhe Ministria e Bujqësisë kanë ngritur edhe tregje alternative të kontrolluara me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të blejnë me çmime normale.
Përgatiti: Brikena Dervishaj