Mund të jenë të paktë ata persona të cilët nuk pëlqejnë kokoshkat, veçanërisht kur janë duke parë një film me njerëzit e tyre të dashur. Por, për t’i shijuar ato në maksimum, kokoshkat duhet të përgatiten në një mënyrë të shëndetshme, pa varietetet me kimikate dhe ato yndyrore. Shumica e njerëzve i përgatisin kokoshkat në mënyrën standarte, në tenxhere.
Nga ana tjetër, ka të tjerë që përdorin mikrovalën për përgatitjen e tyre vetëm në disa minuta. Megjithatë, pavarësisht kësaj, duhet të dini se kokoshkat në mikrovalë janë opsioni më i keq i mundshëm, për shkak të kimikateve që  ato përmbajnë.Në këtë artikull do t’ju njohim me një truk të thjeshtë se si t’i përgatisni kokoshkat lehtësisht me ndihmën e një letre alumini. Pasi të keni hedhur pak vaj dhe misrat në tenxhere, mbështillni kapakun e tenxheres me një letër alumini nga na e brendshme e tij.
Mbulojeni tenxheren me kapak, tundeni atë herë pas here dhe vetëm në pak minuta do të keni kokoshkat më të mira që keni ngrënë ndonjëherë.
Këtë mënyrë të përgatitjes së kokoshkave, me siguri që do ta përdorni gjithmonë për të përgatitur kokoshka. Kështu, do të jeni të sigurtë që po hani një ushqim të shëndetshëm dhe më e rëndësishmja, nga ky truk kokoshkat nuk do të digjen dhe do të kenë një shije të mrekullueshme.
Përshtati: Genta Dobra