Sipas të dhënave të fundit, shqiptarët shpenzojnë jo pak para për natën e Vitit të Ri, rreth gjysmën e të ardhurave mujore. Imagjinoni se sa mund të shpenzojë një VIP shqiptar.
Ne pyetëm disa personazhe të njohur të ekranit dhe rrjeteve sociale se ku do të kalonin këtë natë dhe shumica prej tyre: do të punojnë. Pikërisht!
Sepse ne shqiptarët shpenzojmë shumë për atë natë. Klubet më të njohur të Tiranës janë tashmë të rezervuara dhe me çmime stratosferike, që në fakt i kapërcejnë disa fish shpenzimet e një familjeje normale…të cilat përllogariteshin mesatarisht të larta po të krahasohen me të ardhurat mujore.
Por ka dhe nga ato/ata që do të bëjnë pushim, pranë familjes.

“Models just wanna have fun”… dhe me sa duket këtë parim ndjekin dhe modelet më të ndjekura dhe më të përfolura në vend. Aurela Hoxha së bashku me Endrit Mërtirin, modelen Elena Lika dhe Dorina Gegicin do e kalojnë natën e ndërrimit të viteve tek Folie në zonën Vip.
(“Gojët e liga” thonë se atje prenotimi i një tavoline kushton rreth 2500 euro). Tani nëse mendoni se modelet vetëm “vuajnë për bukë”, ja ku e keni argumentin kundër...

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati e shoqëruar dhe nga balerini Jurgen Bala, miku i saj më i ngushtë, njëkohësisht dhe menaxheri i këngëtares kësaj here kanë vendosur ta festojnë Vitin e Ri tek bar Alcora.
Këtë mbrëmje Ronela ka vendosur të bëjë pushim të plotë, nga çdo angazhim. Besojmë do ta kuptoni për çfarë pushimi “total” e kemi fjalën pasi t’ju themi që Young Zerka në datën 31 dhjetor do jetë në Elbasan. Mesa duket kanë vendosur të marrin pak kohë larg shoqërisë së njëri-tjetrit.

Bukuroshja Armina Mevlani dhe partneri saj Shkëlzen Berisha do ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve jashtë vendit. Ndoshta disa pushime diku me plazh, diell e relaks. Këtë vit me sa duket Arminës po i ecën mirë biznesi dhe do të kalojë një super Vit të Ri, jo më me “paret e popullit”.

Ish-Presidenti Rexhep Meidani, i cili së fundmi u përfol si kandidatura për kryeministër i nje qeverie teknike, këtë vit do të mbledhë të gjithë familjarët e tij në restorantin më të ri, por jo pak të njohur, “Plaza”. Për këtë rast nuk e dimë a do të kemi ndonjë “selfie” në Instagram...

Aktori i njohur Julian Deda, këngëtarja Eneda Tarifa dhe Manjolla Nallbani do jenë të pranishëm në Ventus Harbour, Durrës për të performuar në kapërcimin e viteve.

Ilda Bejleri, moderatorja e emisionit sportiv në Digitalb ka vendosur të qëndrojë në shtëpi, për një pushim total. Ndoshta pret ndonjë ofertë speciale?!

Një nga adhurueset e zjarrta të ushqimit “të bërë vetë në shtëpi” Blerina Bombaj, një ndër dietologet më të njohura në vendin tonë do ta kalojë Vitin e Ri në shtëpi me familjen e saj. E si mund të ndodhte ndryshe?!|

Aktori i njohur i humorit dhe një ndër drejtuesit e emisionit investigative “Stop” Gentian Zenelaj do ta kalojë mbrëmjen e ndërrimit të viteve me familjen e tij, një traditë të cilën përpiqet çdo vit ta ruajë me fanatizëm.

Por kthesën 180 gradë sivjet do ta bëjë Aurela Gaçe e cila për herë të parë do të presë dhe një vit tjetër, kësaj here jo larg shtëpisë. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë në krye të “punëve”, por me sa duket vetëm Abigail Isabelle mund t’ia fusë “të dy këmbët në një këpucë” Aurelës.
Një darkë speciale me njerëz special, e gatuar nga nëna e Skerdit.

Dj Sardi do të punojë, nëse quhet punë të dëgjosh dhe të luash muzikën që të pëlqen. Gjithsesi për të gjithë fansat, në datë 31 Dhjetor DJ Sardin do ta gjeni tek club “Mumja”.

Dhe në fund pyetëm Graciano Taganin, balerinin simpatik të TV Klan. “Jam një elektron i lirë, ndaj kushdo që ka dëshirë të më bëjë ftesë, jam i hapur për diskutim”. Tani, e doni numrin e telefonit?!