Tradita e Krishtlindjeve është e shenjtë dhe familja mbretërore nuk mund të veprojë ndryshe. Çdo vit mbretëresha shkon në shtëpinë Sandringham në Nortfolk që në datën 19 dhjetor dhe qëndron me familjen mbretërore deri pas Krishtlindjeve.
Darren McGrady, shefi zyrtar i familjes mbretërore dhe shefi personal i Mbretëreshës Elizabeta 2, ka treguar për Cosmopolitan mënyrën e festimit të familjes mbretërore.
Kur Princi i Wellsit mbërrin, shërbëtorët e familjes mbretërore e akomodojnë në dhomën e tij ndërkohë që zbrazin baulet me dhurata. Të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve vendosen përreth tavolinës për çdo anëtarë të familjes.
Familja mbretërore janë me origjinë gjermane kështu që ata veprojnë sipas traditave gjermane për festimet e tyre. Pas çajit të mbasdites ata hapin dhuratat e Krishtlindjeve para darkës. Ditën e Krishtlindjeve në mëngjes familja konsumon një mëngjes të plotë përpara se të shkojnë në kishë. Pas ritualit që shkojnë në Kishë, familja mbretërore konsumon drekën e cila përfshin një gjel deti të pjekur, një sallatë me karkaleca dhe karavidhe, dhe të gjitha pjatat tradicionale të kësaj feste, si perimet e ziera, të skuqura, lakrën e Brukselit të gatuar me uthull balsamike dhe si ëmbëlsirë një puding me gjalpë dhe me pak brandy. Pasi ata konsumojnë drekën të gjithë ulen dhe ndjekin fjalimin e Mbretëreshës për Krishtlindjeve. Pas kësaj ata konsumojnë sërish çajin e pasdites dhe një pjatancë me fruta dhe më pas rehatohen duke pritur mbrëmjen e Krishtlindjeve e cila do të shtrohet në formën e bufesë me 15-20 pjata të ndryshme dhe të shijshme. Hirësia e saj Mbretëresha Elizabeth është e para që merr një gotë me whiskey dhe ngre dolli me të gjithë familjen. Mbretëresha nuk është një njeri luksoz prandaj dhe dekori i mbrëmjes është minimalist. Familja mbretërore ka një pemë të madhe Krishlindjesh në ngjyrë argjendi në dhomën e ngrënies. Pema është artificiale por ka më shumë se 30 vite që qëndron në rezidencën Sandringham. Si çdo njeri tjetër normal Mbretëresha ka dobësitë e saj për ushqimin, ajo ka një dobësi shumë të madhe për çokollatën e zezë. Prandaj ajo gjithmonë konsumon çokollatë të zezë ngrohtë shoqëruar me mente. 
Përshtati: Fjola Graçi