Letra e aluminit është një ndër objektet më të përdorura në kuzhinë. Përveçse në gatim, ajo përdoret edhe për të mbështjellë ushqime të ndryshme. Megjithatë, një zbulim i kohëve të fundit ka hedhur dritë mbi efektet negative të përdorimit të saj. Alumini është një metal neurotoksik që ka efekte negative në funksionimin e trurit, dhe është i lidhur me sëmundjen e Alzheimerit.
Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se ekspozimi ndaj këtij metali mund të sjellë çrregullime në përqëndrim dhe në kujtesë. Është shumë e rëndësishme të përmendet se efektet mund të jenë afatgjata.
Studimi ka treguar gjithashtu se gatimi me letër alumini ndoshta ndikon edhe tek kockat. Shkencëtarët, përveç të tjerave e kanë lidhur gatimin me këtë objekt me fibrozën pulmonare dhe probleme të tjera të frymëmarrjes për shkak të grimcave të aluminit.
Tiganisja me letër alumini ka të njëjtat efekte në shëndet. Dr. Essam Zubaidy, një studiues inxhinieri kimike në Universitetin Amerikan të Sharjah, ka studiuar efektet e aluminit në gatim. Ai zbuloi se një vakt i gatuar në letër alumini në thelb mund të përmbajë deri në 400 mg të aluminit.
Sipas Dr. Zubaidy, letra e aluminit nuk është e përshtatshme për përdorime në perime të tilla si domate, lëngun e agrumeve apo erëza.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, RDA (sasia e rekomanduar ditore) për alumin është e kufizuar në 60mg në ditë.
Përshtati: Genta Dobra