Hudhra, bën mrekulli me shëndetin tuaj, duke vepruar si një ilaç shumë efektiv. Kur ajo miksohet me verë të kuqe, jep si rezultat një përzierje e cila është e shkëlqyer për të larguar depozitat e kripura nga trupi juaj.
Ajo pastron trupin nga lëndët e dëmshme të cilat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore të ndryshme si dhe përmirson metabolizmin. Nuk ka asgjë të vështirë në përgatitjen e kësaj përzierjeje magjike.
Përbërësit:
12 thelpinj hudhër
500 ml verë e kuqe
Përgatitja:
Qëroni thelpinjtë e hudhrës, prejini ato në katër pjesë dhe hidhini në një enë të madhe.
Shtoni më pas në të edhe verën e kuqe dhe mbylleni mirë me kapak. Lëreni në dritare, diku në një vend me diell për rreth 2 javë.
Përziejeni 2 deri 3 herë në ditë. Pas dy javësh, kullojeni dhe hidheni atë në një shishe qelqi mundësisht të errët.
Pini nga ky ilaç tre herë në ditë një lugë çaji për një muaj rresht. Kjo kurë mund të përsëritet sërish pas 6 muajsh.
Përfitimet e këtij ilaçi me hudhër ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe lidhen me aftësinë e tij për të eliminuar kolesterolin e keq.
Shënim: Nëse keni intolerancë nga alkooli, ju mund të bëni një tretësirë ​​mjekësore të hudhrës me ujë.
Përshtati: Genta Dobra