Disa aktivitete të zakonshme si ecja me këpucë të ngushta, ose mbajtja e tyre veshur gjithë ditën mund të irritojë gishtat e këmbës duke shkaktuar dhimbje të forta. Gjëja më e keqe është se ai mund të rezultojë me një infeksion që mund të zgjerohet me shpejtësi.
Hyrja e thoit në mish pengon kryerjen e shumë aktiviteteve, pasi mund edhe të mos ecni dot për shkak të dhimbjeve. Kjo shoqërohet me skuqje dhe ënjtje të gishtit.  Kjo gjendje zhvillohet në tri faza:
Faza 1 fillon me ënjtje dhe dhimbje
Faza 2 lidhet me ënjtje intensive, kullim dhe infeksion
Faza 3 shoqërohet me inflamacion kronik 
Fazat e dytë dhe e tretë kanë nevojë për kirurgji dhe vëmendjen e duhur mjekësore, por faza e parë mund të shërohet në shtëpi.
Më poshtë ju njohim me disa mënyra të thjeshta që nuk ju marrin  shumë dhe për më tepër do ta zgjidhin problemin tuaj me dhimbjet që shkakton hyrja e thoit në mish.
Kripë
Shtoni pak kripë në një enë me ujë dhe zhysni këmbët për rreth 15 minuta. Këtë bëjeni disa herë në ditë në mënyrë që këmbët tuaja të sterilizohen dhe bakteret të eleminohen plotësisht. Kripa do ta zvogëlojë dhimbjen dhe do të reduktojë gjithashtu ënjtjen e këmbës.
Uthull molle
¼ filxhan uthull molle dhe pak kripë është një alternativë e mirë për parandalimin e këtij infeksioni. Ju gjithashtu mund ta aplikoni uthullën e mollës të holluar mbi lëkurë rreth thoit të futur në mish.
Vajrat esencialë
Kombinoni 2 pika vaj mentesh, 1 pikë vaj rigoni dhe 2 pika vaj livandoje. Përziejini me pak xhel Aloe Vera dhe përgatisni me to një përzierje antibiotike e cila do të lehtësojë dhimbjen dhe inflamacionin. Masazhojeni ngadalë zonën e prekur dhe mund ta përdorni atë dy deri në tre herë në ditë.
Përshtati: Genta Dobra