Alarmi nga epidemia e gripit ka shqetësuar qytetarët. Bilbil Daci, është një prej tyre, që është shprehur se nuk ka epidemi gripi, por ky është një helmim nga uji, duke sjellë edhe disa argumente për ta vërtetuar se ky është një 'grip i ujit', jo gripi i zakonshëm.

Kërkesa e Bilbil Dacit drejtuar institucioneve:

Ftesë dhe kërkesë për të bashkëpunuar dhe kontribuar për t’u ardhur në ndihmë qindra e mijëra të sëmurë me të ashtuquajturën “Gripi”.
Drejtuar
Presidentit të Republikës, Prokurorisë së Përgjithshme, Mediave vizive dhe të shkruara, Trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Do të mundohem me fakte dhe prova që disponoj për të luftuar shkakun që ka çuar në këtë situatë epidemie. Pa eliminuar shkakun nga vjen nuk mund të luftosh dhe eliminosh pasojat.
Sipas O.B.SH rreth 80% e sëmundjeve kanë preardhje hidrike, pra është uji. Për gripin e zakonshëm kanë folur të gjithë. Po unë po ju flas për “Gripin e ujit”.
Ka dy lloje “Gripi uji”
1) Bakterologjik     2) Kimik
Gripi i ujit tipi 1 ka këto simptoma: fillon papritur, temperaturë deri në 40 gradë Celcius, të drithura, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje gjoksi, gulcim dhe shpeshherë shoqërohet me të vjella dhe dhimbje barku etj etj.
Shkaku vjen nga uji i pijshëm, jo kur e pini, por kur laheni në dush, kur lani sytë etj etj, mënyra të tjera që mund të merret. Këtu nuk bëhet fjalë që a ekziston, por sa është sasia e kësaj ndotjeje.
Ky grip vërtetohet me anë të analizave specifike të ujit dhe analizave specifike që i bëhen të sëmurit. Këto dy analiza nuk janë kryer dhe nuk kryen nga autoritetet përkatëse shtetërore, prandaj po e quaj ‘Grip’, sepse ka emër tjetër shkencor.
Mjekohet me mendikamente me doza të përcaktuara vetëm nga mjekët specialistë të kësaj sëmundjeje, pasi të jetë vërtetuar me anë të analizave. Sipas të dhënave zyrtare në Gjermani 20 000 – 35 000 gjermanë preken nga ky grip cdo vit. Rreth 15% e këtyreve të sëmurëve humbin jetën.
Bëhet fjalë për Gjermaninë që ka ujin më të kontrolluar dhe më të sigurtë në botë, me specialistët dhe institucione shtetërore dhe private lider ndërkombëtar sa i përket kësaj fushe. Në vende të tjera humbin jetën nga kjo sëmundje mbi 30% të prekur.
A e imagjinoni se cfarë ndodh tek ne ku cdo gjë është jashtë kontrrollit. Do të ishte fatale nëse një pacient trajtohet si i sëmurë me gripin e zakonshëm kur është i sëmurë me gripin e ujit dhe e kundërta.
Ky grip nuk përhapet nga njeriu tek njeriu. Kjo vërteton se ky grip është përhapur nga uji se kulmin e ka arritur në periudhën që të gjithë institucionet kane qenë pushim që do të thotë se kontaktet e njerzve me njëri tjetrin kanë qenë minimale për të përhapur ne këto nivele gripin e zakonshëm.
Gripi i ujit shpërndahet njelloj në populate, kurse gripi i zakonshëm me vatra prsh në një lagje ka 50% të sëmurë me gripin e zakonshëm dhe një lagje tjeter 10%, ose nga një shkollë në tjetrën apo ne familje etj. Specialistët dhe studiuesit Gjerman dhe te tjere konfirmojnë që jo të gjithë të prekurit nga gripi i ujit sëmuren apo shfaqin simptoma shkaku dhe arsyet nuk dihen. Provë tjetër është se në rajonin tone ujin me te mire e ka Maqedonia kemi te njejtat kushte natyrore afersisht të njejtën sasi banoresh, i vetmi ndryshim eshte qe kemi 10 fish me shume te semure se ata.
Referuar burimeve zyrtare të J.SH.P Maqedonise eshte edhe në shqip dhe kush te doje mund ta verifikojë.
Pasojat e ndotjes kimike te ujit jane te shumefishta ne trupin e njeriut ne shtimin e te gjithave semundjeve. Demton sistemin imunitar te njeriut duke rritur mundesine per tu prekur nga gripi I ujit dhe gripi i zakonshem.
Per kete kerkoj nga prokuroria nisjen e hetimeve qe te kem mundesi qe te jap provat ne menyre te ligjshme qe personat pergjegjes te shkojne para drejtesis qe me veprimet e mosveprimet e  tyre kane demtuar rende shendetin e popullates. Ka te beje edhe me ujin public dhe te ambalazhuar. 
Kerkoj gjithashtu nga prokuroia jone te bashkpunoje me prokurorine e Pulias në Itali rreth hetimeve qe po kryhet ate per lendet kimike qe perdoren per klorinimin e ujit e cila ka rezultuar mbi normen e lejuar të përbërësve kimikë me pasoja shendetesore. Eshte vertetuar nga nje laborator i specializuar për ate pune.
Kjo lende eshte perdorur edhe nga ujsjellesat tone ndoshta perdoret akoma. Theksoj jo te gjithe te semuret jane prekur nga gripi i zakonshem apo anasjelltas duhet te behet ndarja e tyre vetem me ane te anlaizave dhe jo ne baze te simptomave.
Eshtë Presidenti i Republikës që mund të vendosë për gjendjen e jashtzakonshme per epidemin masat dhe nderhyrjen emergjente per ujin e pishem si publik dhe te amballazhuar. Masat dhe nderhyrjet ne sistemin shëndetësor ne bashkëpunim me institucionet e specializuara nderkombëtare në kete fushë.
Institucionet shteterore me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane shkaktuar kete gjendje. Situata u ka dale jashte kontrollit dhe mund t’i percipitojë nga ora në orë.                           
Me respekt:
Bilbil Daci                                               Nr:0682642248