Kollitja mund të jetë një makth i vërtetë që mund të zgjasë edhe për disa javë rresht pas gripit. Nëse jeni nga ata njerëz të cilët i urreni ilaçet, provoni të përgatisni këtë shurup. Kjo do t’ju ndihmojë në zhdukjen e kollës duke e përdorur atë vetëm një ditë.
Përbërësit:
150 gr sheqer
½ litër birrë
Përgatitja:
Shtoni sheqerin në një tenxhere dhe vendoseni atë në zjarr. Shkrijeni sheqerin derisa të kthehet në formën e karamelit dhe më pas largojeni nga zjarri.
Shtoni në të birrën dhe ritkhejeni shurupin përsëri në zjarr. Përziejini herë pas here që të përftoni një masë homogjene.
Lëreni të ziejë për rreth 15 deri në 20 minuta derisa shurupi të trashet njëlloj si mjalti.
Pini një lugë gjelle në ditë dhe do të ndjeni përmirsime që ditën e parë të përdorimit të këtij shurupi.
Përshtati: Genta Dobra