Kjo pjatë është shumë e shijshme. Ideale për ditët e ftohta dhe e mbushur me vlera ushqyese.
Ju do të merrni proteinat dhe hekurin që iu duhet për të përballuar ditët e ftohta.
Përbërësit:
1 kg kotëleta mish viçi
 1 filxhan çaji  lëng mish viçi
½ filxhan çaji salcë soje
¼ filxhan çaji sheqer kaf
 1 lugë gjelle vaj susami
 4 thelpinj hudhër
 4 lugë gjelle miell misri
4 lugë gjelle ujë
1 kokë brokoli
Përgatitja:
Në një tenxhere shtoni lëngun e mishit të viçit, salcën e sojës, vajin e susamit, hudhrat e grira, sheqerin kaf dhe përziejini së bashku.
Kur lëngu të jetë zierë shtoni kotoletat viçit të grira në kubikë dhe vendosini të ziejnë në zjarr të ulët për 4 orë.
Ndërkohë në një tas tjetër lani, pastroni dhe grini brokolin. Shtoni miellin e misrit tek lëngu, ujin, dhe brokolin e grië. Vendosini sërish të ziejnë për 30 minuta. 
Përshtati: Fjola Graçi