Sallata e frutave është një pjatë shumë e shijshme. Mund t’a gatuani shumë thjeshtë dhe mjaftojnë shumë pak përbërës.
E veçanta e kësaj pjate është kremi i ëmbëlsirave që i jep një shije të ëmbël dhe ndryshe.
Përbërësit:
500 ml krem ëmbëlsirash
2 lugë çaji vanilje
3 banane
2 mollë
4 mandarina
100g rrush
Përgatitja:
Në një tas hidhni kremin e ëmbëlsirave dhe shtoni vaniljen. Përzieni me një rrahës elektrik
derisa të krijohet një krem i hollë. Merrni frutat dhe pastrojini, më pasi pritini në forma të ndryshme.
Frutat bashkojini me kremin dhe përziejini me ngadalë në mënyrë që frutat mos t’a humbasin formën e tyre të prerjes. Sallata është gati!
Përshtati: Fjola Graçi