Nëse po kërkoni një recetë ëmbëlsire të thjeshtë dhe të shijshme, provoni të përgatisni këtë kek me portokall. Njihuni me përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes.
Përbërësit:
1 portokall
2 vezë
2 gota miell
1 filxhan sheqer
1/2 filxhan sheqer pluhur
1/2 filxhan margarinë
1/2 filxhan arra të grimcuara
1 filxhan rrush të thatë
1 filxhan dhallë
1 lugë çaji sodë buke
1/2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Fillimisht ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë Celcius. Shtrydhni portokallin dhe hidheni lëngun në një tigan të vogël. Hidhni më pas në të edhe sheqerin, vendoseni në zjarr dhe trazojini për disa minuta derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.
Ndërkohë, copëtoni portokallin të cilit i keni shtrydhur të gjithë lëngun dhe vendoseni në një mikser. Vendosni në të edhe margarinën dhe sheqerin pluhur. Lërini derisa të përftoni një masë kremoze. Tranferojeni atë në një enë, shtoni më pas në të edhe vezët dhe dhallën.
Ndërkohë, në një enë bashkoni miellin, kripën dhe sodën e bukës dhe hidhini edhe ato tek përbërësit e tjerë. 
Në fund, shtoni arrat e copëtura dhe rrushin e thatë dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit. Lyeni enën  pjekjes me pak yndyrë dhe pak miell dhe shtoni në të brumin e përgatitur. 
Vendoseni në furrë të piqet për rreth 45 minuta në temperaturën 180 gradë. Largojeni më pas nga furra dhe shtoni mbi të shurupin e përgatitur më parë me lëng portokalli.
Përshtati: Genta Dobra