Si çdo ushqim tjetër i fermentuar, edhe lakra turshi ka përfitime të habitshme dhe të fuqishme shëndetësore. Për më tepër ato mund të mbeten të freskëta për një periudhë më të gjatë kohore.
Përfitimet shëndetësore:
Tretja

Lakra turshi është burim i mirë i fibrave, shumë të rëndësishme për shëndetin e sistemit tonë të tretjes. Ajo parandalon kapsllëkun, përmirëson funksionin e zorrëve dhe parandalon dhimbjet. Konsumi i rregullt i lakrës turshi i frenon sëmundje të rënda të tilla si të kanceri i zorrës së trashë dhe ai i stomakut.
Nivelet e energjisë
Në sajë të përmbajtjes së lartë të hekurit, ky ushqim rrit energjinë, nxit qarkullimin dhe metabolizmit. Ajo parandalon aneminë dhe lufton dhimbjet e kokës dhe lodhjen.
Sistemi imunitar
Lakra turshi është e pasur me vitaminë C, e cila është një nga furnizuesit më të mëdhenj të sistemit tonë imunitar. Nivelet e larta të vitaminës C ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave, prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe kolagjenit.
Kockat
Ky ushqim është i pasur me vitaminë K, e cila forcon kockat duke ndihmuar në prodhimin e proteinave që rregullojnë nivelin e mineraleve të kockat. Vitamina K është e dobishme për parandalimin e osteoporozës.
Parandalimi
Sipas disa studimeve, antioksidantët e fuqishëm të lakrës turshi janë të afta për të shkatërruar radikalet e lira, të cilat janë faktor vendimtar për zhvillimin e qelizave të kancerit.
Shëndeti i zemrës
Për shkak të përqëndrimit të lartë të fibrave, lakra turshi është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin e zemrës. Fibrat parandalojnë efektin negativ të kolesterolit në arteriet tona, i cili është shumë i rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Përgatiti: Brikena Dervishaj