Këto biskota janë shumë të shijshme, dhe të thjeshta në përgatitje. Ideale për fëmijët tuaj dhe për të gjithë familjen.
Përbërësit:
500 gr margarinë
500 gr djathë
700 gr miell
½  bustinë pluhur pjekjeje
kripë
susam
1 vezë
Përgatitja:
Fillimisht në një tas hidhni miellin dhe pluhurin pjekës. Hidhni margarinën dhe djathin e prerë në copa, shtoni kripë por pak pasi vetë djathi ka kripë.
Përzieni mirë me dorë derisa të krijohet një masë homogjene dhe shtoni miell sërish. Brumin e përgatitur hidheni në tavolinën e punës dhe ndajeni në dy pjesë.
Nisni t’a holloni dhe më pas petën ndajeni në forma biskote. Biskotat radhitini në një tepsi ku keni shtruar një letër pjekjeje dhe më pas lyejini me të verdhën e vezës dhe shtoni fara susami.
Vendosini të piqen për 15 minuta në 180 gradë C.
Përshtati: Fjola Graçi