Mënyra më e mirë për t’i përgatitur filetot e pulës, është t’i mbushni ato me perime. Dy ushqime të shëndetshme dhe ideale për të gjithë familjen tuaj.
Përbërësit:
50 gr fileto pule
200 gr bizele
2 patëllxhanë
3 kungulleshka
3 karota
½ gotë verë e bardhë
Domate ( qershi për dekorim)
Lëng pule
Vaj
Kripë
Piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht i rrihni filetot e pulës me çekiçin e kuzhinës dhe vendosinin në një pjatë.
Në një enë të vogël shtoni kripën dhe piperin e zi, përziejini bashkë dhe lyejini me të të gjithë filetot e pulës.
Vendosni ndërkohë një tigan me pak vaj në zjarr dhe në të shtoni perimet e prera në copa mesatare.
Gatuajini për disa minuta dhe më pas hidhni në të edhe bizelet, duke i gatuar sëbashku.
Shtoni më pas në të edhe lëngun e pulës dhe lërini të ziejnë për disa minuta. Largojini nga zjarri dhe mbushni me të të gjithë filetot e pulës.
Fiksojini ato me kruarse dhëmbësh dhe vendosini në një tigan me vaj.
Skuqini për disa minuta dhe dhe më pas shtoni në të edhe masën e mbetur të perimeve të gatuara.
Në fund, shuajini ato me verën e bardhë, largojini nga zjarri dhe janë gati për t’u servirur. Dekorojini me domate qershi.
Përshtati: Genta Dobra